Sport

Nuk ka surpriza mes të mëdhave, Roma dhe Liverpool bëjnë detyrën!

Qarabag i Redon Xhixhës fitoi në transfertë ndaj suedezëve të Hacken me shifrat 0-1, teksa ish-sulmuesi i Tiranës nuk u aktivizua dhe ishte në stol përgjatë gjithë takimit.

6 Tetor 2023, 00:05 Nga DOSJA

Nuk ka surpriza mes të mëdhave, Roma dhe Liverpool bëjnë

ITALI - Roma nuk gabon në shtëpi dhe fiton ndaj Servette me shifrat 4-0 në ndeshjen e vlefshme për Grupin G të Europa League. Verdhekuqtë nuk e vendosën në diskutim fitoren teksa shënuan në pjesën e parë me Romelu Lukakun ndërsa në fraksionin e dytë erdhën golat e Belottit që shënoi një dygolësh dhe Pellegrinit.

Nuk ka surpriza mes të mëdhave, Roma dhe Liverpool bëjnë

Pas këtij trepikëshi, Roma shkon në kuotën e gjashtë pikëve, njëjtë si Slavia e Pragës ndërsa pjesë e grupit janë edhe Servette e Sherffi Tiraspol që mbeten në kuotën e zero pikëve.

Nuk ka surpriza mes të mëdhave, Roma dhe Liverpool bëjnë

Në Grupin E, Liverpool fitoi me rezultatin 2-0 ndaj Royale Union. Goli i parë u shënua në minutën e 44-të nga ana e Gravenberch ndërsa në fundin e lojës, shënoi Diogo Jota për të mbyllur llogaritë. Pas këtij trepikëshi, The Reds janë në krye të grupit me gjashtë pikë të plota.

Qarabag i Redon Xhixhës fitoi në transfertë ndaj suedezëve të Hacken me shifrat 0-1, teksa ish-sulmuesi i Tiranës nuk u aktivizua dhe ishte në stol përgjatë gjithë takimit.

Nuk ka surpriza mes të mëdhave, Roma dhe Liverpool bëjnë

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll