Sport

Atalanta vazhdon rrugën e suksesit në Europë, merr fitoren e dytë dhe kreun e grupit!

Pas fitores në ndeshjen e parë me Rakovit, në raundin e dytë të Grupit D, skuadra e Gasperinit mundi 2-1 Sportingun dhe u ngjit në krye të grupit i vetëm me pikë të plota.

5 Tetor 2023, 23:57 Nga DOSJA
Atalanta vazhdon rrugën e suksesit në Europë, merr fitoren e

ITALI - Vazhdon rruga e qartë e Atalantës në Europa League. Pas fitores në ndeshjen e parë me Rakovit, në raundin e dytë të Grupit D, skuadra e Gasperinit mundi 2-1 Sportingun dhe u ngjit në krye të grupit i vetëm me pikë të plota. 

Tek José Alvalade pjesa e parë ishte e tëra në stilin e zikaltërve: Scalvini në minutën e 33-të arriti të zhbllokojë ndeshjen duke devijuar krosimin e Zappacostas në rrjetë, më pas Ruggeri në pa u mbyllur pjesa e pare, saktësishtë në minutën e 43-të të takimit shënoi edhe golin e dytë duke çuar skuadrën e tij drejt një fitoreje, por që gjërat nuk ishin aq të thjeshta në pjesën e dytë,

Në pjesën e dytë skuadra portugeze reagoi dhe ngushtoi diferencën falë golit të Gyokeres në minutën e 76-të, gjithësesi me këto shifra 2-1 u mbyllën të 90 minutat.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll