Sport

Edhe trajneri i "Tre Luanëve", Southgate kundër teknologjisë, nuk e pëlqen VAR-in...

“Thjesht ne duhet të pranojmë vendimet e gjyqtarëve”, është i prerë ai.

6 Tetor 2023, 10:30 Nga DOSJA
Edhe trajneri i "Tre Luanëve", Southgate kundër

ANGLI - Trajneri i kombëtares së Anglisë, Gareth Southgate, është bërë personi i radhës që ka folur fuqishëm kundër VAR-it, pas polemikave rreth golit të Luis Diaz në portën e Tottenhamit, kur goli i anësorit u anulua për një pozicion jashtë loje që nuk ekzistonte.

Kjo e solli sistemin VAR nën kritika serioze, të cilat nuk kishin qenë kurrë më parë në një shkallë kaq të madhe.

Çuditërisht, trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp, madje kërkoi një ripërsëritje të ndeshjes me Spurs, por kjo pothuajse me siguri nuk do të ndodhë.

“Nuk doja të prezantohej fillimisht. Unë nuk e pelqej. Thjesht ne duhet të pranojmë vendimet e gjyqtarëve”,- thotë Southgate, trajneri i “Tre Luanëve” britanikë.

“Por ne nuk ka gjasa të kthehemi në një botë pa teknologji. Sistemi nuk do t'i zgjidhte asnjëherë të gjitha problemet dhe nuk ka zgjidhje që ta arrijë këtë”, komentoi trajneri.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll