Sport

Komisioni i Disiplinës nuk e fal financiarisht Superioren: Skënderbeu, Partizani, Kukësi dhe Tirana, janë viktima të radhës…

Për sjellje të gabuar të tifozëve gjatë ndeshjeve, klubet e Superiores detyrohen të shlyejnë gjobat financiare. Nuk shpëtojnë edhe klube të Kategorisë së Parë dhe të rinjtë…

5 Tetor 2023, 21:39 Nga DOSJA
Komisioni i Disiplinës nuk e fal financiarisht Superioren: Skënderbeu,

TIRANE - Në mbledhjen e sotme të radhës, Komisioni i Disiplinës dhe Etikës, mori në analizë ngjarjet e ndodhura e fundjavës, ndaj të cilave mori edhe masat e nevojshme financiare dhe teknike, konform me rregulloret. Ja ato:

● KF Skënderbeu, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende dhe ndezje të flakadanëve, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

● FK Partizani, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende dhe ndezje të flakadanëve, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

● FK Kukësi, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

● KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

● Zyrtari i FK Tomorri, Klodian Dervishi, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

● FK Tomorri, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.

● Lojtari i KF Iliria, Adolf Selmani, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

● Lojtari i KF Iliria, Gejardo Xeka, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

● KF Shkumbini, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/b të KDE, gjoba të aplikohet në masën 20%.

● FK Apolonia U-19, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen e vlefshme për Kampionatin Abissnet Superiore U-19, kundër FC Internacional Tirana U-19, në bazë të neneve 19/2 dhe 19/4/a të KDE, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.

● Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Teuta, Ilir Biturku, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll