Sport

Pilar Rubio tregon për grabitjen e shtëpisë së saj: "Lexoj dhe dëgjoj gjëra super të çuditshme, që as unë nuk i dija"...

Pilar Rubio, bashkëshortja e Sergio Ramos, që luan me Sevillan, flet për herë të parë për grabitjen në shtëpinë e saj: “Vazhdon hetimi”

4 Tetor 2023, 19:17 Nga DOSJA

SPANJE - Shtatorin e kaluar doli në dritë grabitja tronditëse në shtëpinë e Pilar Rubio dhe Sergio Ramos, me fëmijët e çiftit brenda shtëpisë. Mirëpo, prezantuesja nuk duket shumë e kënaqur me të dhënat e publikuara dhe sidomos me ato që kanë shërbyer vetëm për të rritur ndjenjën e alarmit tek të afërmit e saj, të shqetësuar për situatën e krijuar.

Mesa duket ngjarja ka ndodhur teksa lojtari i Sevillas ishte duke luajtur ndeshjen hapëse të skuadrës së tij në Champions League kundër Lens. Në të njëjtën kohë, Pilar Rubio ndodhej në Ishujt Kanarie, për shkak të angazhimeve të ndryshme në punë. Sipas Policisë të Gardës Civile, hajdutët kanë marrë orët, bizhuteritë dhe rroba të çiftit.

"Me sa shoh unë në shtyp, ju dini më shumë se unë. Lexoj lajmet dhe dëgjoj gjëra super të çuditshme që as unë nuk i dija",- deklaroi Pilar Rubio me fjalët që kanë bërë jehonë në Spanjë. Edhe programi “Telecinco” ka treguar pakënaqësi për trajtimin e çështjes.

Pilar Rubio tregon për grabitjen e shtëpisë së saj:

Për moderatoren, qasja ka shkuar përtej normales: "Ndonjëherë informacioni i dhënë është paksa i tepruar dhe i bujshëm . Unë nuk fajësoj askënd, por mendoj se ndonjëherë njerëzit marrin shumë frikë".

Ngjarjet kanë sjellë në plan të parë edhe grabitjen e kaluar, që Ramos ka pësuar tashmë në lagjen Conde de Orgaz. Ishte viti 2012 kur qendërmbrojtësi spanjoll raportoi grabitjen në shtëpinë e tij, një ngjarje e përsëritur në vitin 2023, ndonëse me një frikë më të madhe pasi kishte të mitur, gjoja, brenda shtëpisë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll