Sport

Botërori i 100-vjetorit! FIFA mendon ta çojë Kupën e Botës 2030, në 3 kontinente…

Kupa e Botës e vitit 2030 mendohet të mbahet në gjashtë vende dhe tri kontinente, ka konfirmuar FIFA.

4 Tetor 2023, 18:58 Nga DOSJA

ZVICER - Spanja, Portugalia dhe Maroku, besohet gjithashtu se janë përzgjedhur si organizatorë të Botërorit 2030, me tri ndeshjet hapëse që do të zhvillohen në Uruguaji, Argjentinë dhe Paraguaj.

Ndeshjet hapëse në Amerikën e Jugut, do të shënojnë 100-vjetorin e Kupës së parë të Botës e fituar nga Uruguaji, ndaj dhe ndeshjet inaugurues do të luhen në Montevideo.

Vendimi pritet të ratifikohet në kongresin e FIFA-s vitin e ardhshëm. “Në një botë të ndarë, FIFA dhe futbolli po bashkojnë”,- tha presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.

“Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s, që përfaqëson të gjithë botën e futbollit, ra dakord unanimisht të festojë 100-vjetorin e Kupës së Botës, edicioni i parë i të cilit u luajt në Uruguaji në vitin 1930.

“Në vitin 2030, ne do të kemi një gjurmë unike globale, me tri kontinente: Afrika, Evropa dhe Amerika e Jugut, me gjashtë vende: Argjentina, Maroku, Paraguaji, Portugalia, Spanja dhe Uruguaji, duke mirëpritur dhe bashkuar botën, duke festuar së bashku lojën e bukur, në 100-vjetorin dhe Kupën e Botës FIFA”,- thuhet në njoftimin e FIFA-s.

FIFA gjithashtu konfirmoi se vetëm ofertat nga vendet nga Konfederata e Futbollit Aziatik dhe Konfederata e Futbollit të Oqeanisë, do të merren parasysh për finalet e 2034.

Botërori i 100-vjetorit! FIFA mendon ta çojë Kupën e

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll