Sport

Alarm i kuq te Inter Miami! Pa Leo Messin, “Çafkat” kanë fituar 20% të ndeshjeve!...

Argjentinasi është i dëmtuar dhe mund të lihet sërish jashtë kundër Chicago Fire

4 Tetor 2023, 18:16 Nga DOSJA

SHBA - Ndikimi i Lionel Messit te Inter Miami është i dukshëm. Para debutimit të argjentinasit, ata pësonin humbje të njëpasnjëshme dhe nuk ëndërronin të fitonin një titull këtë sezon.

Megjithatë, pas ardhjes së kampionit të botës, gjithçka ndryshoi. Klubi nga Florida pati një sezon perfekt në Kupën e Ligës dhe pati dhjetë gola të shënuar nga ylli i tij për t'u kthyer në shtëpi me trofeun e paprecedentë.

Por tani, Inter Miami vuan sërish me mungesën e yllit të tij të madh. I dëmtuar, Messi ka humbur pesë ndeshje për ekipin e tij dhe rezultatet janë shqetësuese.

Alarm i kuq te Inter Miami! Pa Leo Messin, “Çafkat” kanë

Në takimin e parë pa argjentinasin, i cili ishte me ekipin e tij për kualifikueset e Amerikës së Jugut për Kupën e Botës 2026, “Çafkat” ditën ta përballonin mungesën e numrit '10'.  Fitorja 3-2 kundër Sporting Kansas City tregoi se klubi mund të përballonte rivalët edhe pa mbretin e tij.

Megjithatë, ndeshjet e mëposhtme treguan të kundërtën. Në katër ndeshje pa Messin, Interi pati dy humbje dhe dy barazime, duke përfshirë edhe Houston Dynamo për US Open Cup, shifra që dëmtuan skuadrën në kërkimin e një vendi në “play-off” të MLS.

Kur kthehet Messi?

Alarm i kuq te Inter Miami! Pa Leo Messin, “Çafkat” kanë

Prania e argjentinasit në ndeshjen e së mërkurës kundër Chicago Fire është ende e pasigurt. Ka mundësi që Messi të rikthehet në fushë në stadiumin “Soldier Field”, por  trajneri Tata Martino nuk është shumë optimist.

“Është rrezik dhe do të kishim një problem shumë më serioz”, shërehet trajneri.

"Unë do t'ju thoja (që Messi do të kthehet brenda) një muaji, nëse do ta dija që ishte një muaj. Një ditë më pare, ata thanë se ai ishte jashtë ligës për të gjithë sezonin. Unë bëj një gabim shumë të rëndë nëse them diçka me nxitim, prandaj i shmang oret e sakta e kuptoj deshiren për të ditur oraret e sakta. Nëse do të kisha oraret e sakta do t'i thosha, por nuk i kam”,- përfundoi ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll