Sport

VD/ Golfistja super seksi Paige Spiranac, provokon! Poston video pa reçipeta dhe merr lëvdata nga fansat e saj...

Ata e vlerësuan influencuesen për përkushtimin e saj

4 Tetor 2023, 17:48 Nga DOSJA
VD/ Golfistja super seksi Paige Spiranac, provokon! Poston video pa

SHBA - Influencuesja e Paige Spiranac ka thyer rrjetet sociale me videon e saj më të fundit teksa jep këshilla për golfin në Instagram.

Spiranac, e njohur për këshillat dhe përmbajtjen e stërvitjes, ka veshur një jumpsuit të shkurtër dhe ishte pa reçipeta, ndërsa demonstronte se si duhet të godisje një fadeaway në një fushë të ftohtë golfi.

Në video, me ngrica të dukshme në tokë pas saj, Spiranac tregoi me besim aftësitë e saj të golfit dhe fansat nxituan ta vlerësonin përkushtimin e saj ndaj sportit.

Një ndjekës komentoi postimin e saj dhe vuri në pah angazhimin e saj ndaj profesionit të saj, duke përballuar të ftohtin me jumpsuit-in e saj tërheqës.

"Ka acar në tokë dhe ju jeni pa tuta? Ky është dedikim për profesionin tuaj!"- ka shkruar ndjekësi.

Paige Spiranac, e cila ka 3.9 milionë ndjekës në Instagram, ndan shpesh përmbajtje të lidhura me golfin, këshilla stërvitore dhe foto të egra nga fusha e golfit.

Ajo gjithashtu drejton një faqe ekskluzive me përmbajtje të quajtur ‘OnlyPaige’, ku fansat mund të kenë qasje në më shumë përmbajtje prej saj.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll