Aktualitet

Durrës Yachts & Marina, Pano Soko: Po fillon të bjerë era kollare, lekët i morën, po ndërtimet s'kanë nisur ende

Soko shkruan se edhe pse 80% e apartamenteve në Durrës janë shitur pa u ndërtuar, ende nuk është nisur plani për ndërtimin e Durrës Yachts & Marina.

4 Tetor 2023, 19:09 Nga I.A
Durrës Yachts & Marina, Pano Soko: Po fillon të
Pano Soko

TIRANË- Ekonomisti dhe anëtari i Nisma Thurje Pano Soko ka ngritur një pyetje në lidhje me Durrës Marina. Me anë të një postimi në Facebook, Soko shkruan se edhe pse 80% e apartamenteve në Durrës janë shitur pa u ndërtuar, ende nuk është nisur plani për ndërtimin e Durrës Yachts & Marina. Po ashtu ai ka kujtuar dhe fjalën e Alabar, i cili u shpreh se në gusht do të dorëzohej blloku i parë i ndërtimeve.

Postimi i Plotë:

Ore për këto apartamentet e Durrës Marina (që 80% u shitën që në ajër), lekët i morën këta Alabaarët, po sikur s'po shoh ndonjë gropë themeli unë këtu. Alabaari tha që në Gusht do dorëzonte të ndërtuar bllokun e parë, po jo vetëm që bllok s'ka të ndërtuar, po vajti ca kohë që s'e shoh më as atë vetë këtej vërdallë. Ça po ndodh se po fillon të bjerë era kollare?

pano soko durrës yachts & marina

Sondazh

Poll