Aktualitet

'Sterilizimi'/ Apeli i Posaçëm tërhiqet për vendim pasi 6 nga 8 të akuzuarit kërkuan zbutje të masës së sigurisë

Ish-zv.ministri i Shëndetësisë Klodian Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj bashkë me të akuzuarit e tjerë kanë kërkuar masë më të butë sigurie.

4 Tetor 2023, 12:51 Nga a.l
'Sterilizimi'/ Apeli i Posaçëm tërhiqet për
Foto ilustruese

TIRANË- Gjykata e Apelit të Posaçëm pritet të vendosë sot për kërkesën e 6 të akuzuarve në çështjen e koncesionit të sterilizimit, të cilët kërkuan zbutje të masës së sigurisë. Mësohet se Apeli i Posaçëm është tërhequr për vendim i cili do të shpallet në orën 13:30.

Ish-zv.ministri i Shëndetësisë Klodian Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj bashkë me të akuzuarit e tjerë kanë kërkuar masë më të butë sigurie.

Klodian Rjepaj, Ilir Rrapaj, Marsela Serjani, Saimir Kadiu, Arben Gjata, Genc Burazeri kanë bërë ankim në Apelin e Posaçëm. Ndërsa Naile Ajazi dhe Petro Mersini që ndodhen nën masën detyrim paraqitje nuk kanë bërë ankim.

Hetimi ka zbuluar se Ministria e Shëndetësisë, nuk ka kryer asnjëherë një kontroll faktik në centrale, subcentrale dhe qendrat backup gjatë gjithë kohës për investimet reale të kryera nga koncesionari. Gjatë këqyrjeve të bëra për llogari të hetimit të SPAK në dhjetor 2022-janar 2023 nga 18 qendra Back up të planifikuara sipas kontratës në të gjithë territorin, vetëm 5 të tilla funksionojnë në spitale. Sipas hetimit, kushtet e kontratës koncesionare janë në favor të koncensionarit. 

 

sterilizimi ne spak

Sondazh

Poll