Aktualitet

Nën akuzë për shit-blerje votash, GJKKO cakton seancën e parë të gjyqit ndaj Fredi Belerit

Më 14 shtator, Gjykata e Posaçme vendosi kalimin e dosjes për gjykim ndërkohë që Beleri ka kërkuar 6 herë zëvendësimin e masës arrest me burg me një masë më të lehtë, por është refuzuar nga gjykata. 

3 Tetor 2023, 13:15 Nga A.B
Nën akuzë për shit-blerje votash, GJKKO cakton seancën e
Fredi Beleri

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka caktuar datën 12 tetor për seancën e parë të procesit gjyqësor ndaj Fredi Belerit, kryebashkiak i zgjedhur në Himarë, i akuzuar për korrupsion në zgjedhje. Dosja e SPAK në ngarkim të tij do të shqyrtohet nga gjyqtari i posaçëm Erjon Çela, pasi prokuroria përfundoi hetimet dhe e dërgoi çështjen për gjykim me të pandehur edhe Pandeli Kokaveshin, ish-anëtar i shtabit të Fredi Belerit.

Më 14 shtator, Gjykata e Posaçme vendosi kalimin e dosjes për gjykim ndërkohë që Beleri ka kërkuar 6 herë zëvendësimin e masës arrest me burg me një masë më të lehtë, por është refuzuar nga gjykata. 

Fredi Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, pasi u kap në flagrancë bashkë më bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi duke blerë vota. Beleri nuk ka mundur të marrë detyrën, pasi autoritetet gjyqësore nuk i dhanë leje për të kryer betimin./Dosja.al

fredi beleri

Sondazh

Poll