Aktualitet

'Të injorohesh në këtë mënyrë është e turpshme'/ Banori i Zall Herrit: Kur deputeti kërkoi mandatin, isha në makinë me të

3 Tetor 2023, 10:12 Nga A.B
'Të injorohesh në këtë mënyrë është
Banori

TIRANË- Banorët e zonës së Zall Herrit kanë dalë ditën e sotme në protestë, duke bllokuar edhe rrugën ku kalojnë kamionë me inertë, por edhe automjete të tjera. Njëri prej tyre bëri të ditur se deputeti Xhemal Qefalia ka vizituar zonën pak ditë më parë, por nuk u ka dhënë asnjë zgjidhje. 

Banori i zonës: Kemi hallin pse nuk vijnë këtu, e të dëgjojnë hallin tonë. Të na thonë, kjo nuk bëhet. Jemi shumë të indinjuar. Ne kërkojmë ndihmë, premtime aktuale ka nga më të ndryshmet. Të ngrihet një grup ekspertësh, të shohi, ne problemin më të madh e kemi te rruga. 3, 4 veta e morën vesh që deputeti ishte ktu. 

Kur ka kërku mandatin, unë kam ndejt 4, 5 ditë pas atij, në fushatë për të, jo pas tij 10 metra e 20 metra, por në makinë me të, me zotërinë deputet. Ndoshta është në prag pensioni e nuk e ka në mend të shohi për mandat tjetër. 

Banori tjetër: Duam një përgjigje, unë për vete kam votuar PS më shumë se Ramën. Të injorohesh në këtë mënyrë është e turpshme. Ka 

proteste ne zall herr

Sondazh

Poll