Aktualitet

Kreu i Konfindustrisë ia thotë në sy Ramës: Shqipëria do të futet në Europë, por po i futet problematikës së vjedhjes me kandar

Ai tha se qytetarët veçse marrin hidrokarbure të cilësisë së keqe, paguajnë më shumë sesa marrin.

3 Tetor 2023, 10:59 Nga A.B
Kreu i Konfindustrisë ia thotë në sy Ramës: Shqipëria
Kreu i Konfindustrisë

TIRANË- Administratori i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku, gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama ka ngritur disa shqetësime që lidhen me vjedhjet e produkteve të hidrokarbureve. Ai tha se qytetarët veçse marrin hidrokarbure të cilësisë së keqe, paguajnë më shumë sesa marrin.

PJESË NGA DEKLARATA E TIJ:

Të gjitha nismat që merren sot janë të mirëpritura. Shfrytëzoj rastin të them disa shqetësime që lidhen me procedurat, duhet të ishin bërë me vite përpara. Dua të them se kemi problematike, për ndërtimin e paneleve diellore nga industristë, është kufizim me VKM. Investimi është i privatit dhe prodhimi nuk është për t'u hedhur në treg por konsum vetjak. është shumë penguese, kjo mund të tejkalohet.

Shqetësimi është me shitjet me pakicë që ndodh me karburantet, kemi vjedhje të mëdha, janë shtuar për produktet Diesel dhe Benzinë, minimalja është 4%. Përvec cilësisë së lartë, qytetarët paguajnë dhe 10% më shumë sesa deklarohet. 

Paguajnë 2070 tani. Kjo ka ardhur pas kalimit me koncesion të shërbimit, shikojmë rritje. Nuk jemi në fazën që Shqipëria kur do të futet në Europë, ti futet problematikës së vjedhjes me kandar që bëjnë shitësit për blerësit. 

Problematikë tjetër është që të bëhet një rishikim i plotë i mënyrës sësi organizohen procedurat e prokurimit publik, duhet të ketë barazi dhe konkurencë. Duhet që të futen në skaner. Unë këto kisha.

 

edi rama rama takim me sipermarresit

Sondazh

Poll