Aktualitet

Banorët e Zall Herrit në protestë/ Kush është deputeti që nuk dinte problematikën e rrugës?

Protestuesit kanë vendosur gurë të mëdhenj, për të penguar qarkullimin e të gjitha automjeteve në rrugën që sipas tyre është dëmtuar nga kamionët që punojnë në guroret e zonës.

3 Tetor 2023, 11:17 Nga r.ll
Banorët e Zall Herrit në protestë/ Kush është deputeti
foto nga protesta

TIRANË- Banorët e njësisë administrative të Zall Herrit kanë protestuar ditën e sotme, ku kanë bllokuar rrugën që kalojnë për te gruroret. Protestuesit kanë vendosur gurë të mëdhenj, për të penguar qarkullimin e të gjitha automjeteve në rrugën që sipas tyre është dëmtuar nga kamionët që punojnë në guroret e zonës.

Një prej banorëve u shpreh se nuk kanë më besim as te deputeti i zonës së tyre, Xhemal Qefalia pasi është shprehur se nuk e dinte se në çfarë gjendje ishte rruga në zonë. 

“Gjatë këtij rrugëtimi, bëmë edhe një test se sa na përfaqëson kjo njësia jonë këtu, por ja që nuk rezultoi kështu. Na kanë kontaktuar gjithnjë sa herë që bëhen zgjedhjet, rezultoi krejt e kundërta. S’kemi hallin se ç’bëjnë ata, por për të diskutuar se çfarë do bëhet këtu. Jemi shumë të indinjuar, ne protestën. Premtime elektorale ka pasur shumë, ne s’kemi hall asgjë. Ne duam që të ngrihet një ekip ekspertësh të vlerësojnë ujin dhe problemin se nga bëhet turbullira. Por ne problemin më të madh e kemi me rrugën. Na erdhi një deputet këtu na tha që nuk e dinin sesi ishte rruga. Më duket paksa ofenduese që mos të dish sesi është rruga këtu kur mund ta kërkosh direkt nga Google. Megjithatë, ai mbase nuk do mandat tjetër, e ka hedhur lumin, e si i shkon kësaj pune... ne na ka mbetur kali”- tha një banor.

Ndërkohë një e moshuar shtoi se; “I bëjmë thirrje Xhemal Qefalisë, deputetit, që të vijë këtu dhe të japë llogari, ose të lërë mandatin. Ata në shtëpinë e tyre, e kanë marrë nga këtu ujin dhe kanë, kurse unë s’kam pikë uji. Ne ja dhamë votën Veliajt me na ndihmuar, por jo Edi Ramës dhe Qefalinë, që të bëjnë ç’të duan. Na ndihmoni!”.

Kjo nuk është hera e parë që banorët e kësaj njësie administrative protestojnë, për mungesë të infrastrukturës si dhe ujit të pijshëm.

xhemal qefalia banoret e zall herrit ne proteste

Sondazh

Poll