Aktualitet

Akuzat e opozitës/ Prokuroria i përgjigjet KQZ-së: Kokoneshi dhe Ismailajni nuk preken nga ligji i dekriminalizimit

Prokuroria bën me dije se as kryebashkiku i Divjakës,  Kokoneshi dhe as ai i Mallakastrës, Ismailajni nuk përfshihet në fushën e veprimit të nenit 2 të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

3 Tetor 2023, 12:48 Nga A.B
Akuzat e opozitës/ Prokuroria i përgjigjet KQZ-së: Kokoneshi dhe
Kokoneshi dhe Ismailaj

TIRANË- Prokruroria e Përgjithshme i ka kthyer përgjigje Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, për Fredi Kokoneshin dhe përr Qerim Ismailajnin, të denoncuar nga opozita si persona që preken nga ligji për dekriminalizimin.

Prokuroria bën me dije se as kryebashkiku i Divjakës,  Kokoneshi dhe as ai i Mallakastrës, Ismailajni nuk përfshihet në fushën e veprimit të nenit 2 të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

Sektori i Dekriminalizimit pranë Prokurorisë së Përgjithshme, ka dërguar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, vendimin Subjekti vetëdeklarues Fredi Pandi Kokoneshi, me detyrë, kryetar i Bashkisë Divjakë, nuk përfshihet në fushën e veprimit të nenit 2 të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

Deklarues, Z. Qerim Ismail Ismailaj, Kryetar i Bashkisë Mallakastër, Qarku Fier, i propozuar nga subjekti zgjedhor Partia Socialiste, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023, nuk përfshihet në fushën e veprimit të nenit 2 të ligjit 138/2015, “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

fredi kokoneshi qerim ismailaj

Sondazh

Poll