Aktualitet

'Të vijë këtu ose të heqë mandatin'/ Protesta në Zall Herr, qytetarët: Ujin e mori Xhemal Qefalia, e çoi në Dajt

Një banor u shpreh se nuk kanë më besim as te deputeti i zonës së tyre.

3 Tetor 2023, 10:23 Nga A.B
'Të vijë këtu ose të heqë mandatin'/ Protesta
Banori

TIRANË- Banorët e Zall Herrit kërkojnë ujë dhe rrugë. Për këto arsye, ata kanë dalë sot në protestë, të cilën e kanë përshkallëzuar deri në mbylljen e rrugës. Një prej tyre u shpreh se nuk kanë më besim as te deputeti i zonës së tyre.

“Deputeti mori “zagarët” e vet atje dhe iku. Ai kishte thënë “nuk kam çfarë u them banorëve”. Ne kemi nisur protestat. Këtë punë e kemi marrë seriozisht. Problemi jonë është rruga dhe uji” tha njëri nga banorët.

Një tjetër, grua e moshuar tha se deputeti Xhemal Qefalia me vëllanë u morën ujin dhe e çuan në Dajt duke i parë thatë.

“Xhemal Qefalia, ose të vijë këtu ose të heq mandatin. E çoi ujin në Dajt, kurse unë banore e Zall Herrit nuk kam pikë uji. Xhemal dhe Kujtim Qefalia të çojnë ujin në Dajt, kurse unë banore këtu nuk kam ujë. E mori ujin” tha ajo.

protesta ne zall herr

Sondazh

Poll