Sport

Chelsea në “qiellin e shtatë”: Mudryk thyen ngërçin, Broja shënon një vit më vonë…

Mudryk (18’) dhe Broja (19’) e mposhtin 2-0 Fulham brenda një minute. Me ndeshjen “Craven Cottage” u mbyll raundi i 7-të i Premier League

3 Tetor 2023, 07:30 Nga DOSJA
Chelsea në “qiellin e shtatë”: Mudryk thyen

ANGLI - Mauricio Pochettino mund të marrë frymë, Chelsea e tij fiton derbin e Londrës kundër Fulham dhe arrin një sukses që i mungonte për më shumë se një muaj. Mudryk (18’) dhe Broja (19’) e mposhtin Fulham brenda një minute. 

Goli i parë në Premier League për ukrainasin, i cili mbërriti janarin e kaluar për një tarifë të çmendur. Pas 24 ndeshjeve me blutë ai u bë ukrainasi i parë që shënon që nga Andriy Shevchenko, goli i fundit i të cilit për Chelsean daton në maj 2008, në një ndeshje kundër Bolton.

Sakaq, sulmuesi shqiptar i Kombëtares kuqezi, Armando Broja, u lirua pas një viti teksa edhe ai shënoi golin e parë pas një dëmtimi të gjatë dhe shfrytëzoi në maksimum shansin që i dha trajneri, pas dëmtimit të Nkunkut dhe skualifikimit të Jackson. 

Me ndeshjen “Craven Cottage” u mbyll raundi i 7-të i Premier League. Chelsea rikthehet te fitorja e shumë kërkuar nga dy të rinj...

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll