Sport

VIDEO/ Paqe në “Elbasan Arena”, Dinamo dhe Vllaznia ndajnë nga një pikë...

90 minutat u mbyllën me shifrat e barabarta 1-1, rezultat që nuk i shërben asnjërës prej skuadrave, të cilat në 7 javët e para nuk kanë arritur të ngjiten në nivelin e pritshmërive

2 Tetor 2023, 21:21 Nga DOSJA
VIDEO/ Paqe në “Elbasan Arena”, Dinamo dhe Vllaznia ndajnë

ELBASAN - Nuk pati fitues në “Elbasan Arena”, Dinamo dhe Vllaznia ndajnë nga një pikë, pasi 90 minutat u mbyllën me shifrat e barabarta 1-1, rezultat që nuk i shërben asnjërës prej skuadrave, të cilat në 7 javët e para nuk kanë arritur të ngjiten në nivelin e pritshmërive.

Në një atmosferë të vakët në shkallët e “Elbasan Arenës”, u zhvillua një 45-minutësh i parë me ritëm të ulët dhe pa gola, teksa sfida u zhbllokua në minutën e 51-të me Bekim Balajn që ekzekutoi saktë një penallti dhe u dha avantazhin shkodranëve.


Dinamo reagoi dhe gjeti golin e barazimit në minutën e 84-t me anë të Patrik Bardhit, ndërsa në të 89-ën Zabergja u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, duke lënë kryeqytetasit me një lojtar më pak.


Shkodranët patën rastin më të mirë për të shënuar golin e fitores me Çobën, që një metër larg portës, bëri më të vështirën, duke gjuajtur jashtë.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll