Sport

Barcelona firmos kontratën e re trevjeçare për Lamine Yamal me klauzolë 1 miliard euro!

Sulmuesi 16-vjeçar ka rënë dakord për një zgjatje të hershme të kontratës me klubin Blaugrana të cilët vendosën një klauzolë lirimi rekord.

2 Tetor 2023, 23:01 Nga DOSJA
Barcelona firmos kontratën e re trevjeçare për Lamine Yamal me

SPANJE – “Fëmija” i ri i akademisë së Barcelonës do të mbetet një "Blaugrana" të paktën deri në verën e vitit 2026, nëse dikush nuk gjendet dhe të paguajë klauzolën prej një miliardë eurosh që kampionët spanjollë kanë vënë për të.

Lamin Yamal ka nënshkruar një zgjatje të hershme të kontratës për djaloshin e ri me presidentin e Barcelonës, Joan Laporta, zëvendëspresidentin e parë Raaf Juste dhe drejtorin sportiv të klubit Deco, me të riun që nuk e fsheh kënaqësinë e tij për këtë zhvillim.

“Jam shumë i lumtur sepse ka qenë një rrugë shumë e gjatë për në La Masia. Është një burim krenarie për mua. Është një ëndërr për mua të jem në klubin e jetës sime edhe për tre vite të tjera dhe shpresoj të kaloj kohën më të mirë me Barcelonën. Ndihem krenare kur shoh fëmijë që vijnë si unë në moshën time dhe është një ëndërr për këdo që mund të arrijë këtu ku kam arritur unë. Për momentin synimi është të fitojmë shumë tituj me Barcelonën. Mbi të gjitha për të fituar”, tha Yamal, i cili së shpejti do të përfundojë një dekadë me katalanasit.

I riu mbërriti në 'La Masía' në moshën 7-vjeçare nga La Torreta, dhe në moshën 15 vjeçare, 9 muaj e 16 ditë, ai bëri debutimin e tij zyrtar të ekipit të parë kundër Betis në La Liga më 29 prill 2023, duke u bërë lojtari më i ri që ka debutuar për Barcelonën.

Ai vazhdoi të kishte besimin e trajnerit të Xavi. Kundër Cádiz, ai u bë titullari më i ri në historinë e Barcelonës në moshën 16 vjeç e 38 ditë, ndërsa kundër Antwerp u bë debutuesi më i ri i Barcelonës në Champions League, i dyti në historinë e kompeticionit, me 16 vjeç e 68 ditë.

Përveç kësaj, ai bëri histori me kombëtaren spanjolle të meshkujve pasi debutoi kundër Gjeorgjisë në moshën 16 vjeç e 57 ditë, duke u bërë lojtari më i ri i 'La Roja', ndërsa duke luajtur për gjysmë ore ai shënoi edhe gol duke u bërë edhe golashënuesi më i ri.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll