Sport

VIDEO/ Kukësi përmbys Erzenin pas pushimit, dopiedë e peruanit La Torre...

Kukësi tashmë numëron 7 pikë, duke parakaluar Dinamon dhe barazuar Laçin. Ndërkohë që Erzeni mbetet në kuotën e 8 pikëve.

2 Tetor 2023, 22:02 Nga DOSJA
VIDEO/ Kukësi përmbys Erzenin pas pushimit, dopiedë e peruanit La

KUKES - Shtatë pikë në tri ndeshjet e fundit për skuadrën e Stavri Nicës. Kukësi  përmbys Erzenin  dhe siguron tri pikë tepër të rëndësishme për vazhdimësinë. Skuadra verilindore fitoi 2-1 në “Kukës Arena” kundër shijakasve, duke u larguar përkohësisht nga vendi i fundit.

Bekim Maliqi (31’) përfitoi nga gabimet në prapavijën e vendasve dhe kaloi Erzenin në avantazh pas gjysmë ore lojë.

Kukësi nuk u dorëzua dhe shënoi dy golat e fitores në fraksionin e dytë të sfidës. Me anë të peruanit Sebastian La Torre, i cili u fut në fushë në fillimin e pjesës së dytë. 25-vjeçari mposhti dy herë portierin Hasanbelli. Fillimisht ai shënoi në minutën e 67-të, duke e barazuar në 1-1.

Por historia nuk mbaroi këtu. Sulmuesi shtatlartë peruan, në minutën e 87-të shënon përsëri, duke përmbysur rezultatin në 2-1 dhe realizuar edhe dopiedën personale.

Pavarësisht se miqtë nga Shijaku tentuan barazimin, verilindorët menaxhuan avantazhin dhe në fund festuan fitoren e parë në shtëpi. Dhe të dytën sezonale në Superiore.

Kukësi tashmë numëron 7 pikë, duke parakaluar Dinamon dhe barazuar Laçin. Ndërkohë që Erzeni mbetet në kuotën e 8 pikëve.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll