Sport

Skuadra e Benzemasë, Al Ittihad nuk zbriti në fushë për shkak të një statuje të një terroristi…tifozët i sulmojnë me gurë! - Shikoni videon

Ndeshja e Sepahan-Al Ittihad në Ligën e Kampionëve të Azisë shtyhet për shkak të statujës së Kasem Suleimanit

2 Tetor 2023, 21:29 Nga DOSJA

Skuadra e Benzemasë, Al Ittihad nuk zbriti në fushë për

ARABI SAUDITE - Ndeshja e Sepahanit kundër Al Ittihad për Ligën e Kampionëve të Azisë u shënua nga prania e një statuje të qendërmbrojtësit, Kasem Sulimani. Rezultati i kësaj ishte shtyrja e ndeshjes, pasi skuadra mike nuk pranoi ë zbresë në fushë pë të luajtur.

Suleimani ishte komandant i Forcave Kuds, e cila është cilësuar si organizatë terroriste nga SHBA, Kanadaja, Arabia Saudite dhe Bahreini. Gjenerali iranian u vra nga SHBA në vitin 2020. Vlen të theksohet se presidenti i atëhershëm amerikan, Donald Trump, e kishte fajësuar atë për miliona vdekje.

Përfundimisht ndeshja u shty dhe 60 mijë tifozë u larguan nga stadiumi pas vendimit përfundimtar të gjyqtarëve. Ky fakt i tërboi ata, për pasojë ata sulmuan me gurë autobusin e Al Ittihad.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll