Sport

Çalhanoglu për Asllanin: “Flas shpesh me të se e shoh që ka diçka të veçantë, ka shumë cilësi!”

Në prag të kësaj sfidë, në një konferencë për mediat folën trajneri Inzaghi dhe mesfushori turk, Hakan Calhanoglu. Ky i fundit nuk kurseu elozhet për Asllanin, me këtë të fundit që është zëvendësuesi i turkut në repartin e mesfushës.

2 Tetor 2023, 22:17 Nga DOSJA
Çalhanoglu për Asllanin: “Flas shpesh me të se e shoh

ITALI - Interi do të luajë mbrëmjen e nesërme ndeshjen e dytë të fazës së grupeve të Champions League. Zikaltërit do të përballen me Benfican në “San Siro”.

Në prag të kësaj sfidë, në një konferencë për mediat folën trajneri Inzaghi dhe mesfushori turk, Hakan Calhanoglu. Ky i fundit nuk kurseu elozhet për Asllanin, me këtë të fundit që është zëvendësuesi i turkut në repartin e mesfushës.

“Unë dhe ai kemi pasur një marrëdhënie të mirë që nga viti i tij i parë këtu. Unë kam folur gjithmonë me të sepse e kam parë që ai ka diçka të veçantë. Ai ka shumë cilësi. Unë i them që të japë gjithmonë maksimumin, të jetë më agresiv, të jetë më i uritur edhe në duele. Ai po mëson dhe po përmirësohet, është një djalë shumë i mirë që ndjen dhe dëgjon”, ishin fjalët e Calhanoglu për mesfushorin e Kombëtares shqiptare.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll