Sport

Xhaka dhe kalimi te Leverkusen: “E ndjeva se koha ime te Arsenal kishte mbaruar”

“Ka pasur nga ata, që shkruanin se po kthehesha në Gjermani për gruan time, por kjo nuk është e vërtetë”

2 Tetor 2023, 21:10 Nga DOSJA
Xhaka dhe kalimi te Leverkusen: “E ndjeva se koha ime te Arsenal kishte

GJERMANI - "Erdha në Leverkusen sepse isha në kërkim të një sfide të re. E ndjeva se pas 7 vitesh koha ime në Arsenal kishte mbaruar. Erdha këtu si një futbollist dhe një person me përvojë, të tjerët shohin se unë mund t'u jap atyre diçka nga ajo që kam si pjesë e rolit tim këtu”,- shpjegoi Xhaka.

Ndërkombëtari shqiptar i Zvicrës vazhdon: "Ka pasur nga ata, që shkruanin se po kthehesha në Gjermani për gruan time, por kjo nuk është e vërtetë. Ashtu si unë, ajo ishte shumë e lumtur që jetonte në Londër: vendimi u mor vetëm nga ana sportive. Mbërrita te një klub më i mirë në Gjermani, sigurisht që ishte një kërcim më i lehtë për mua, pasi ne jetonim në Dusseldorf, afër Moenchengladbach, ku u rrit gruaja ime.

Te Bayer Leverkusen ne punojmë në paqe, nuk ka kaosin që përjetoni në klubet e tjera. Te Arsenali atje është presion i ndryshëm, por ne ende kemi ambicie të larta, sepse e dimë se jemi një ekip me potencial të madh”.

Ai e mbyll, Xhaka ka folur edhe për Xabi Alonson: "Të luaja kundër tij ishte jashtëzakonisht e pakëndshme, nuk mund t'i ushtroje presion për shkak të inteligjencës, sigurisë dhe kohës në pasimet e tij. Dhe këtë e ndjejmë edhe sot, ndihem sikur kam bërë hapa përpara. Në detaje mund të të shpjegojë se çfarë e bën një mesfushor të mire dhe një mesfushor të madh."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll