Sport

Portieri holandez lë spitalin - Rrëfimi rrëqethës i kolapsit në fushë!

Holandë: Lëndimi i tmerrshëm i Etienne Faesen ka tronditur futbollin evropian, ndërkohë portieri i Waalwijk që ka dalë nga spitali.

2 Tetor 2023, 18:22 Nga DOSJA
Portieri holandez lë spitalin - Rrëfimi rrëqethës i kolapsit

HOLLANDE - Pamje të rënda tronditën futbollin europian, në ndeshjen e Waalwijk me Ajax-in. Ndeshja ishte 2-3 pak para përfundimit të 90 minutave. Portieri i vendasve, Etienne Faessen, është përplasur rëndë me sulmuesin Brian Brombay dhe është rrëzuar në bar.

Mjekët duhej të përdornin një defibrilator dhe ndeshja e Eredivisie u ndërpre përgjithmonë. Ndihma e parë zgjati gjashtë minuta dhe shokët e tij ndërtuan një "mur" rreth tij.

Një lajm i mirë erdhi të dielën (1/10), pasi Waalwijk raportoi se Faessen kishte një mbrëmje të qetë. “Pas përditësimit tonë mbrëmë, mund të raportojmë se portieri ynë Etienne Faessen pati një natë të mirë dhe vazhdoi rikuperimin e tij. Për Etienne, tani për tani është e rëndësishme që ai të mund të shërohet i qetë në orët dhe ditët në vijim. Ndaj ju kërkojmë t'i jepni atij dhe familjes së tij kohë për të pushuar.

Në emër të të gjithëve në Waalwijk, i urojmë forcë Etienne-it dhe të gjithëve përreth tij. Shpresojmë ta shohim përsëri në klub së shpejti ”, thuhet në përditësimin.

In navolging van onze update gisteravond, kunnen wij melden dat onze doelman Etienne Vaessen een goede nacht heeft doorgemaakt en zijn lijn van herstel heeft doorgezet. Voor Etienne is het voor nu belangrijk de komende uren en dagen in… pic.twitter.com/kwqhDOjtDX
— RKC Waalwijk (@RKCWAALWIJK) October 1, 2023

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll