Sport

Zi në Angli – vdes legjenda dhe presidenti Manchester Cityt, Francis Lee

Ish-sulmuesi dhe presidenti i Manchester Cityt dhe Anglisë, Francis Lee, ka vdekur në moshën 79-vjeçare.

2 Tetor 2023, 18:17 Nga DOSJA
Zi në Angli – vdes legjenda dhe presidenti Manchester Cityt, Francis

ANGLI - Lee, i cili shënoi 148 gola në 330 paraqitje për klubin përpara se të kalonte katër vjet si president në 1994, vdiq në orët e para të së hënës pas një beteje të gjatë me kancerin.

Ai konsiderohet si një nga lojtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave të Manchester Cityt. Fitoi kampionatin e divizionit të parë, Kupën FA, Kupën e Ligës dhe Kupën e Fituesve të Kupave Evropiane gjatë tetë viteve me klubin. Ai gjithashtu pati 27 paraqitje për kombëtaren e Anglisë .

<blockquote class="twitter-tweet"><p lang="en" dir="ltr">It is with the deepest sadness and heaviest of hearts we announce the passing of former Manchester City player and Chairman Francis Lee. <br><br>Everyone at Manchester City would like to send their condolences to the friends and family of Francis at this very difficult time.</p>&mdash; Manchester City (@ManCity) <a href="https://twitter.com/ManCity/status/1708859414952787973?ref_src=twsrc%5Etfw">October 2, 2023</a></blockquote> <script async src="https://platform.twitter.com/widgets.js" charset="utf-8"></script>

“Me pikëllim të thellë dhe zemër të rëndë njoftojmë vdekjen e ish-lojtarit dhe presidentit të Manchester City, Francis Lee.

Të gjithë në Manchester City dëshirojnë t'u dërgojnë ngushëllimet e tyre miqve dhe familjes së Francisit në këtë kohë shumë të vështirë," -  tha City në një deklaratë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll