Politike

Zhdukja e Alvin Berishës/ Rama në mbrojtje të Gazhelit, tregon planin e evakuimit me amerikanët: Fatkeqësisht u tërhoqën

25 Tetor 2019, 05:57 Nga DOSJA
Zhdukja e Alvin Berishës/ Rama në mbrojtje të Gazhelit, tregon

Tiranë– Kryeministri i vendit Edi Rama për rastin e zhdukjes së 11-vjeçarit Alvin Berisha në Siri ka deklaruar se kapmi është një burg dhe në të është shumë e vështirë që të bëhet tërheqja e fëmijës së vogël. Ai ka theksuar se me amerikanët ka pasur një plan për tërheqjen e shqiptarëve atje, por fatkeqësisht sipas tij amerikanët tashmë janë tërhequr nga kampi.

Rama është kapur edhe me gazetarët pasi ka deklaruar se asnjë gjë nuk varej nga ambasadori i Shqipërisë në Turqi, Genti Gazheli.

“Kush në Itali bën nga këto opsione bën një propagandë. Gazetarët kanë bërë punën e tyre. Ai kamp është një burg dhe nuk ka autoritete me kë të flasësh. Atje janë kurdët. Gazetarët atë që kanë thënë gazetarët dhe kanë bërë shumë gabim është se medemek kjo ka varësi nga ambasadori ynë në Turqi. Kjo është e pavërtetë. Nuk mjafton asnjë lloj përfaqësuesi që të shkojë ta marrë, fatkeqësisht. Unë ka nxjerrë një urdhër të klasifikuar, që është shumë sensitiv, informacion i mbledhur mbi numrin e shqiptarëve. Mbi bazën e këtij raporti kemi një plan evakuimi. Kemi burra dhe gra, nëna e djalit të vogël ka qenë një person i radikalizuar. Kemi punuar ngushtë me aleatët amerikanë që kishin një plan për të realizuar evakuimin. Fatkeqësisht amerikanët nuk janë më atje, u tërhoqën.”, u shpreh dje në “Opinion” Kryeministri Edi Rama.

Alvin Berisha është 11-vjeçari shqiptar që ka mbetur peng në kampet e Sirisë. Para 5 vitesh nëna e Alvinit, rrëmbeu djalin dhe shkoi drejt Sirisë për t’u bashkuar me ISIS. Afrim Berisha, babai i tij ka pesë vite që e kërkon dhe nëpërmjet emisionit “Le Iene”, e gjeti të birin në Siri. Me të u takua vetëm njëherë, më 25 shtator të këtij, ku shkoi në Siri. Pas kësaj dite ai nuk di më gjë për të birin.  Tre ditë pas publikimit të investigimit të “Le Iene” për rastin e fëmijët 11 vjeç dha dorëheqjen edhe Genti Gazheli, ambasadori i Shqipërisë në Turqi.

J.V/Dosja.al  

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama historia e alvin berishes ne siri edi rama historia e alvin berishes ne siri

Sondazh

Poll

Politike 24 Tetor 2019, 20:37

TIRANË– Kryeministri Edi Rama është përplasur mbrëmjen e sotme me profesorin Mark marku që ka qenë edhe deputet në Partinë Demokratike.I ftuar në stu...