Politike

“Në nëntor godasim bandat”/ Rama paralajmëron ofensivë: Nuk do ua marrë mendja

25 Tetor 2019, 05:33 Nga DOSJA
“Në nëntor godasim bandat”/ Rama paralajmëron

Tiranë- I ashpër edhe i prerë është shfaqur dje në emisionin “Opinion” kryeministri Edi Rama  për “të fortët” e rrugëve.

Ishte Fevziu ai e kaloi temën e emisionit në këtë çështje, duke u shprehu:  “Sheh kalamaj na 20 vjeç që lëvizin me makina luksi dhe nuk i ndalon njeri ti pyesë nga vinë këto lekë. I shihni ju këto gango ose horra në rrugë?”.

Rama paralajmëroi në lidhje me këtë fenomen se në nëntor do të publikojë një sërë masash të cilat i adresohen konkretisht këtij fenomeni.

“Brenda nëntorit unë do të shpall përpara shqiptarëve një plan të posaçëm për të gjithë personat me precedentë kriminal, jo më në politikë se në politikë e kemi bërë ne.  Të gjithë personat me precedentë kriminal apo të skeduar si persona të përshirë në aktivitet krimin të cilëve do t’ju rezervojmë një trajtim shumë të veçantë, një trajtim që asnjërit këtu nuk iu a merr mendja.  Kjo gjë që do bëjmë tani ka ardhur koha të bëhet dhe ka ardhur mundësia të bëhet sepse policia e shtetit i ka fituar të gjitha ato hapësira në terren.”, u shpreh kryeministri.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama paralajmërimi ramës për të fortët edi rama paralajmërimi ramës për të fortët

Sondazh

Poll

Politike 24 Tetor 2019, 20:37

TIRANË– Kryeministri Edi Rama është përplasur mbrëmjen e sotme me profesorin Mark marku që ka qenë edhe deputet në Partinë Demokratike.I ftuar në stu...