Politike

“Planifikon ndarjen e Kosovës”/ Rama gati padi për Haradinajn për shpifje: Palo burrë

24 Tetor 2019, 21:42 Nga DOSJA
“Planifikon ndarjen e Kosovës”/ Rama gati padi për

TIRANË– Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është shprehur se po përgatit një padi për kryeministrin në largim të Kosovës, Ramush Haradinajn.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Rama e cilësoi “palo burrë” dhe “palo kryeministër” Haradinajn, në lidhje me deklaratat ku ky i fundit ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se bashkë me Thaçin dhe Vuçiç ka planifiluar ndarjen e Kosovës.

“Për 10 miliardëshin po përgatis dhe në Gjykatat e Kosovës, zotëria duhet të provojë akuzën për 10 miliardë që do të ndaheshin midis meje, Hashim Thaçit dhe presidentit të Serbisë. T’i thuash një populli që ishin 10 miliardë në sofër dhe do ndaheshin midis këtyre treve që ranë dakord të ndanin Kosovën dhe të marrësh vota, atyre bravo ju qoftë. Është ish-kryeministri i Kosovës. Ku dha dorëheqjen me medemek dhe është akoma atje.

Është një person që gënjeu në mënyrën më të pa skrupullt duke thënë se i bëra presion hiqe taksën. I kam thënë Ramush që kjo që po të propozon Emanuel Macroni nuk të vjen dy herë. Ky sot kishte mundësi t’i jepte popullit vet liberalizimin e vizave”, tha Rama ndër të tjera.

Publikisht Haradinaj ështe shprehur se i ka shpëtuar Kosovës 10 miliardë euro që do t’i jepeshin Serbisë nëpërmjet minierës së Trepçës. Sipas Haradinajt ky ishte një plan i menduar nga Rama-Thaçi-Vuçiç dhe që këto para do ti ndanin të tre.

(f.m/ dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ndarja e kosoves rama padit haradinajn ndarja e kosoves rama padit haradinajn

Sondazh

Poll

Politike 24 Tetor 2019, 20:37

TIRANË– Kryeministri Edi Rama është përplasur mbrëmjen e sotme me profesorin Mark marku që ka qenë edhe deputet në Partinë Demokratike.I ftuar në stu...