Politike

“Shullazi mori zvarrë 100 vetë!” Rama tregon ç’i pret ‘të fortët’ e rrugëve: Do izolohen plotësisht, në nënto

24 Tetor 2019, 21:05 Nga DOSJA
“Shullazi mori zvarrë 100 vetë!” Rama tregon

TIRANË– Kryeministri Rama u pyet këtë të enjte në emisionin Opinion për “të fortët” e rrugëve.

“Sheh kalamaj na 20 vjeç që lëvizin me makina luksi dhe nuk i ndalon njeri ti pyesë nga vinë këto lekë. I shihni ju këto gango ose horra në rrugë” pyeti drejtuesi i emisionit Blendi Fevziu kryeministrin Rama.

Ai paralajmëroi në lidhje me këtë fenomen se në nëntor do të publikojë një sërë masash të cilat i adresohen konkretisht këtij fenomeni.

Edi Rama: Brenda nëntorit unë do të shpall përpara shqiptarëve Një plan të posaçëm për të gjithë personat me precedentë kriminal, jo më në politikë se në politikë e kemi bërë ne

Blendi Fevziu: Po flasim për horrat e rrugëve

Edi Rama: Të gjithë personat me precedentë kriminal apo të skeduar si persona të përshirë në aktivitet krimin të cilëve do t’ju rezervojmë një trajtim shumë të veçantë, një trajtim që asnjërit këtu nuk iu a merr mendja.  Kjo gjë që do bëjmë tani ka ardhur koha të bëhet dhe ka ardhur mundësia të bëhet sepse policia e shtetit i ka fituar të gjitha ato hapësira në terren. 

Këtë deklaratë kryeministri Edi Rama e bëri pasi tregoi se si Shullazi i kishte shkuar në fushatë me eskortë dhe kishte marrë zvarrë Vasilika Hysin dhe Besnik Baren. 

Dhe ka thyer çfarë i ka dashur qejfi…! Ku është ky? Në burg…jo vetëm në burg por në vigjilje të një procesi që ka filluar të implementohet në sistemin e burgjeve. Është procesi i izolimit të plotë,”- tha Rama më tej.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama emiljano shullazi edi rama emiljano shullazi

Sondazh

Poll

Politike 24 Tetor 2019, 20:37

TIRANË– Kryeministri Edi Rama është përplasur mbrëmjen e sotme me profesorin Mark marku që ka qenë edhe deputet në Partinë Demokratike.I ftuar në stu...