Politike

Pyetja e Mustafa Nanos që çuditi Ramën, kryeministri: Unë largohem menjëherë po të më shkojnë në mendje

25 Tetor 2019, 05:26 Nga DOSJA
Pyetja e Mustafa Nanos që çuditi Ramën, kryeministri: Unë

Tiranë– Analisti dhe gazetari Mustafa Nano e pyeti drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama, në emisionin Opinion:

Mustafa Nano: Iu ka shkuar ndonjëherë në mendje që po të mos jeni ju kryeministër, vendit i bëhet mirë?

Edi Rama: Më ka shkuar mua në mendje që po të mos jem unë kryeministër vendit i bëhet më mirë? Sikur të më shkojë në mendje kjo unë menjëherë largohem, po nuk më ka shkuar në mendje që të jem i sinqertë me ju.

Gjatë emisionin Rama paralajmëroi edhe prokurorët dhe gjyqtarët që sipas tij janë KÇK.

“Është organizata më e strukturuar kriminale në Shqipëri. Gjykatës dhe prokurorë që e dinë që nuk e kalojnë Vettingun dhe janë turrur ndaj njerëzve. Do bëjmë një ndërhyrje në ligj, për të garantuar që ata prokurorë e gjyqtarë që bëjnë akte në kundërshtim me ligjin të referohen në një nga këshillat, të referohet pezullimi i tyre dhe pas fillimi i hetimeve”, tha Rama.

Marrë nga Opinion.al

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama mustafa nano edi rama mustafa nano

Sondazh

Poll

Politike 24 Tetor 2019, 20:37

TIRANË– Kryeministri Edi Rama është përplasur mbrëmjen e sotme me profesorin Mark marku që ka qenë edhe deputet në Partinë Demokratike.I ftuar në stu...