Politike

“Mori zvarrë Vasilika Hysin dhe Besnik Baren!” Rama ‘plas bombën’: Shullazi më erdhi në fushatë, theu çfarë i des

24 Tetor 2019, 20:40 Nga DOSJA
“Mori zvarrë Vasilika Hysin dhe Besnik Baren!” Rama ‘plas

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka treguar një ngjarje të rëndë teksa ishte i ftuar në emisonin “Opinion”.

Rama ka rrëfyer se si Emiljano Shullazi, që aktualisht ndodhet në burg ka shkuar në fushatën e tij elektorale dhe ka marrë zvarrë çfarë ka gjetur aty.

Teksa Nano u shpreh se Shullazi ka lëvizur me eskortë në kohën e Ramës, kryeministri tha se ai tashmë ndodhet në burg dhe tregoi se ç’ka bërë Shullazi në kohën kur ai kishte fushatën për Kryetar Bashkie.

Deabti në studio

Nano: Vendi është rrethuar nga gangot dhe rrugaçët e rrugës. Ka që në vitet ’90 që roli i tyre është valorizuar. Këta janë militantë partie kanë numëruar votat.

Më pas kanë dalë dhe histori që u kanë dhënë këtyre edhe role të forta. Por kur dëgjon njeriu telefonata që menjëherë pas fitores në Dibër njëri u shpërblye duke u bërë polic,… s’di ç’të them këtë quani ju refomë?

Unë vetëm në kohën tuaj e kam parë që levizte me eskortë nëpër Tiranë. Shullazi ka ekzistuar më përpara por me eskortë lëvizte në kohën tuaj. Kur shohim një hotel të bukur, kush e ka? E ka një gango me siguri…

Rama: Shullazi ku është Mustafa? Di gjë ti?

Nano: Ai dogji veten…është në burg se ka bërë shumë gjëra…

Rama: Jo jo s’mund të jetë kështu. Ky njeri….sepse unë e kam zët të flas me emra….ky njeri ka ardhur me eskortë i mbështetur nga Policia e Shtetit në fushatën time për kryetar bashkie dhe ka marrë zvarrë Besnik Baren dhe Vasilika Hysin dhe nja 100 veta që ishin aty në mbledhje….

Dhe ka thyer çfarë i ka dashur qejfi…! Ku është ky? Në burg…jo vetëm në burg por në vigjilje të një procesi që ka filluar të implementohet në sistemin e burgjeve. Është procesi i izolimit të plotë.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama emilajno shullazi mustafa nano edi rama emilajno shullazi mustafa nano

Sondazh

Poll

Politike 24 Tetor 2019, 20:37

TIRANË– Kryeministri Edi Rama është përplasur mbrëmjen e sotme me profesorin Mark marku që ka qenë edhe deputet në Partinë Demokratike.I ftuar në stu...