Politike

Berisha: Universitetet po shkojnë drejt sistemit selektiv si në diktaturë, dhe jo të dyerve të hapura

Berisha tha se këto rezultate vijnë si pasojë e sulmeve armiqësore për shkatërrimin e universitetit.

2 Tetor 2023, 19:07 Nga I.A
Berisha: Universitetet po shkojnë drejt sistemit selektiv si në
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka ngritur shqetësimin se universitetet po shkojnë drejt sistemit selektiv si në diktaturë, dhe jo të dyerve të hapura. Duke folur në seancën plenare, Berisha tha se këto rezultate vijnë si pasojë e sulmeve armiqësore për shkatërrimin e universitetit.

"Problemi tjetër që desha të sjell në vëmendjen tuaj është fillimi i vitit universitar. Shqipëria fillon me flamur në gjysëm shtizë me 50 mijë studentë më pak se 10 vite më parë. Me 70 mijë vite studentë më pak se 10 vite më parë. Me 15 % më pak studentë se sa vitin e kaluar. Me një rënie katastrofale në rankimin e universitetit kryesor të vendit. Të gjitha këto rezultate të sulmeve armiqësore, injorante për shkatërrimin e universitetit, shkatërrimin e shkollave të larta, nga korrupsioni, nga armiqësia ndaj të rinjve shqiptarë. A nuk është ky një moment alarmi i tmerrshëm në këtë vend. A nuk po shkojmë ne drejt sistemit selektiv dhe jo të dyerve të hapura të universiteteve, sistem që ekzistonte në diktaturë. Mbaroi koha, por nuk mbarojnë krimet e shëmtuara të këtij regjimi," tha Berisha.

sali berisha seance plenare 2 tetor 2023

Sondazh

Poll