Politike

"Kush po i rruan lekët?"/ Korreshi thirrje qeverisë: Mos shkoni te fermerët për ‘selfie’, po bën tre ditë që spo vaditet toka

Po ashtu, Korreshi ka deklaruar se në Lushnje tollonet e naftës u shpërndanë 1 ditë para zgjedhjeve.   

2 Tetor 2023, 17:59 Nga I.A
"Kush po i rruan lekët?"/ Korreshi thirrje qeverisë: Mos
Saimir Korreshi

TIRANË- Deputeti demokrat Saimir Korreshi ka komentuar në Kuvend, problemet që hasin bujqit në vend. Korreshi nga foltorja e Kuvendit, i ka bërë thirrje qeverisë Rama që kur të takojnë fermerët të mos shkojnë vetëm për të bërë selfie. Sipas Korreshit, po bëjnë tre ditë fermerët që po dalin nga tokat vetëm për selfie, ndërkohë që tokat kanë mbetur pa u vaditur. Po ashtu, Korreshi ka deklaruar se në Lushnje tollonet e naftës u shpërndanë 1 ditë para zgjedhjeve.   

"Mirë do ishte mos të kishin vajtur ata fermerë të PS, të kishin dalë dhe nga anët tona, se ka njerëz që jetojnë në këtë shtet dhe që nuk janë nga PS. Ka tre ditë që fermerët dalin në arë për selfie dhe nuk vaditet toka. Prapë se prapë nuk po i shesin dot, dhe grurin dhe misrin. O na tregoni si ndodh që kur bën selfie të ecë situata, ose nuk kemi gjë në terezi. Akoma grurin e kemi nëpër magazinë, nuk është shitur sepse duhet të pyesni sa është kuintali. Iku gruri erdhi misri… Pyesin nga Lushnja, ore kush i mori këto subvencionet? Pse u ndanë tollonat e naftës vetëm një ditë para zgjedhjeve, ka dhe një kallëzim nga unë për këtë? Verifikojeni! Bujqësia është në ditën e saj më të zezë. U ftoj të dilni një ditë me mua që të shikoni situatën. Dhe këto inputet nga Tirana, po si ka mundësi që si fiton një lushnjar?!…  Dhe një këshillë për ministrin e Lushnjes, tani që u bë Ministër, se ne jemi si të trembur vetë, ne nga Lushnja, nuk ka nevojë të na bërtisni me policë rrugëve”, tha ai.

saimir korreshi

Sondazh

Poll