Politike

Berisha: Rama nuk ngushëlloi familjen e policit të vrarë, por u shpall si Pashiqi i shekullit të 21

 Nga salla e Kuvendit, Berisha theksoi se nuk ka albanofob më të madh në historinë e vendit se sa vetë Rama.

2 Tetor 2023, 18:59 Nga I.A
Berisha: Rama nuk ngushëlloi familjen e policit të vrarë, por u
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka theksuar se Kryeministri Edi Rama është shpallur si Pashiqi i shekullit të 21-të nga një gazetar i njohur gjerman. Nga salla e Kuvendit, Berisha theksoi se nuk ka albanofob më të madh në historinë e vendit se sa vetë Rama. Po ashtu Berisha shtoi se Rama as ngushëllime nuk i dërgoi familjes Bunjaku.  

"Edi Rama u vërsul me tërbimin më të madh kundër udhëheqjes politike të Kosovës. Shpalli skenarë imagjinarë, Donbas, republika KFOR-i dhe çdo gjë tjetër që e urdhëronte padroni i tij në Beograd, Aleksandër Vuçiç. I shpalli ato në një kohë antihistorike, jashtë çdo konteksti. Veriu i Kosovës nuk kufizohet me Rusinë, veriu i Kosovës vërtetë kufizohet me Rusinë e vogël, por Rusia e vogël në veri të Kosovës, kufizohet me NATO-n, jo me Ukrainën, me NATO-n dhe e provoi se ç’ndodhi këto ditë.

E provoi se ç’ndodhi këto sepse mendoi se me të vërtetë mund të krijonte konfliktin. Po pse të mos e quante Pashiq, Edi Ramën, zoti Martin, në një kohë kur pas sulmit terrorist në ora 11:00, Edi Rama del e kërkon atë që kërkonte Vuçiçi dhe Sergei Lavrov, atë që kërkonte Daçiçi, konferencën ndërkombëtare për Kosovën. Nuk përcolli si një monstër e vërtetë njerëzore, ngushëllime familjes për birin e vet të rëndë në krye të detyrës. Si ndiheni ju me të, krenarë apo të turpërurar. Përgjigja e kësaj pyetje varet, ndiheni shqiptar apo antishqiptar. Keni ju gjak shqiptar në deje, apo nuk keni. Unë besoj se keni, dhe nuk mund të jetë ndryshe. Atëherë a nuk është ky një turp kombëtar, të shpallet kryeministri i Shqipërisë, si Pashiqi i shekullit të 21," tha Berisha.

sali berisha seance plenare 2 tetor 2023

Sondazh

Poll