Politike

Rama dhe Plenkoviç: KE të vendosë masa për Serbinë

Rama bëri thirrje, që BE-ja të aplikojë masa ndëshkimi dhe sanksione për Serbinë.

2 Tetor 2023, 15:08 Nga f.i
Rama dhe Plenkoviç: KE të vendosë masa për Serbinë
Edi Rama dhe Andrej Plenkoviç

KROACI- Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij kroat Andrej Plenkoviç gjatë një konference të përbashkët për shtyp u kanë bërë thirrje ndërkombëtarëve të marrin masa për Serbinë, pas sulmit të 24 shtatorit ku humbi jetën polici i Kosovës, Afrim Bunjaku.

Plenkoviç: Komisioni Eurpian ka marrë masa në dëm të Kosovës para disa muajsh. Këto masa janë ndërmarrë edhe pa aprovimin e disa vendeve të BE-së, por i propozoi Lajçak. KE mori masa për të pezulluar punën në trupat punues në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, tërhoqi ftesat për takime të nivelit të lartë dhe pezulloi Kosovën nga programi i saj prej 7.5 miliardë eurosh. Duhet të bëjnë përpjekje për të normalizuar raportet. Këto masa janë ndërmarrë edhe pa aprovimin e disa vendeve të BE-së, por i propozoi Lajçak. Po tani pse ish-ministri i Jashtë i Sllovakisë, Lajçak pse nuk bën një propozim për të ndëshkuar Serbinë.

Rama po ashtu bëri thirrje, që BE-ja të aplikojë masa ndëshkimi dhe sanksione për Serbinë dhe të zbatohen “pa humbur kohë”, sepse vendimi i Beogradit në ditën e zisë nuk lë vend për interpretime të ndryshme. 

Rama: Masat të merren edhe për Serbinë. Ka programe ka marrëdhënie për ti thënë stop dhe në asnjë mënyrë nuk mund të pranohet që në mes të Europës dhe një rajoni një grup kriminal i armatosur gjer në dhëmbë ushtarakisht me uniforma ilegale t’i marrë jetë një polici e ti gëzohet nderit më të lartë zisë kombare. Ky është kulmi, e papranueshme.

tensionet në veri të kosovës rama ne kroaci

Sondazh

Poll