2 Tetor 2023, 18:18
Nga I.A
Brace dhe Korreshi
TIRANË- Një debat është zhvilluar ditën e sotme mes deputeti demokrat Saimir Korreshi dhe deputetit socialist Erion Braçe. Braçe në seancë plenare ka theksuar se në fshat nuk i kërkohet askujt tester partie. Ndërkohë që ka theksuar se nëse nuk i ka pëlqyer sezoni i shalqinit në Lushnje, Korrshi duhet që të presë sezonin e preshit. Nga ana tjetër, deputeti demokrat Saimir Korreshi ka bërë një pyetje se kush i ka ngrënë lekët e fondit të BE-së për bujqësinë, IPARD.
Pjesë nga debati:
Braçe: Kur shkohet në fshat nuk i kërkohet teser partie kujt. Se në fakt ka në këtë sallë edhe demokratë që janë më shumë socialistë se demokratë. Ajo që do thosha fenomenet natyrore nuk kanë lidhje me qeverinë. A po detyra e qeverisë është që të adresojë ndryshimet klimatike, efektet që vijnë prej tyre. Kur njëri këtu në sallë merret shalqinin dhe i fuste kastravecin brenda unë këtu kam folur për efektet e ndryshimeve klimatike. E dyta, nëse ka në këtë sallë akoma njerëz që ky ishte vit i keq bujqësori, nuk i ndihmoj dot. Ka militantë partie që thonë që edhe morëm lekë, edhe nuk morëm leke. Në komisione jemi po të doni hajde shkojmë tek njerëzit dhe i pyesim, sesi kanë ndalë nga pikëpamje ekonomike. Ka një problem me grurin, me grumbulluesit e grurit, me kartelin e grurit që fillon tek unaza e Lushnjes, me kryetarin e grup seksionit të Lushnjes, të kësaj PD zyrtare dhe që mbaron këtu në Tiranë. Nëse nuk shpërbehet ai kartel gruri kështu do shkojë. Nga gruri do vazhdojnë edhe me ministrin. Kujt nuk i pëlqyen takimet në Lushnje, apo kujt nuk i ka pëlqyer shalqini, rrushi e kështu me radhë le të presin sezonin e preshit se është shumë pranë.
Korreshi: Mirë është të kishe dalë nga këneta e Karavastasë sepse ka 12 vjet që po ‘rruhen’ leket dhe nuk është derdhur asnjë në buxhetin e shtetit. Ne kemi kërkuar komision hetimor dhe të shohim sa lushnjarë do dalin atje. Të vijë të verifikojë ministra, kush ka marrë nafta dhe kush jo. Unë pse iku ministrja e Bujqësisë unë nuk e kam as me preshin dhe as me sallatorin. Po me kryetar grup seksionesh dhe me seksione hajde bir ku dalim. Se kryetari i bashkisë Divjakë që ti reklamoje kishte gjithë ata çuna daje dhe xhaje. Kështu që po deshe me emra flasim. Unë kam kërkuar komision hetimor për verifikim të fondeve të Ipard 2 dhe 3, kush i ka ‘rruajtur’ lekët
saimir korreshi erion braçe seance plenare 2 tetor 2023
Politike
2 Tetor 2023, 17:59
I.A
Saimir Korreshi
TIRANË- Deputeti demokrat Saimir Korreshi ka komentuar në Kuvend, problemet që hasin bujqit në vend. Korreshi nga ...
Politike
2 Tetor 2023, 17:35
h.k
Erjon Braçe
TIRANË-Erjon Braçe, deputeti i Partisë Socialiste pasditen e sotme ka folur në Kuvendin e Shqipërisë p&e...
Politike
2 Tetor 2023, 17:35
I.A
Dashnor Sula
PEQIN- Dashnor Sula është zhveshur nga kostumi i politikanit për të shërbyer në restorantin e tij. Si&cc...
Politike
2 Tetor 2023, 17:10
I.A
TIRANË- Seanca plenare ditën e sotme ka nisur me një minutë heshtje për sulmin në Kosovë. Deputetet mbajtën ...
Politike
2 Tetor 2023, 15:50
I.A
Edi Rama
KROACI- Kryeministri Edi Rama për herë të parë ka pranuar pezullimin e fondeve IPARD nga Bashkimi Evropian. në një k...
Politike
2 Tetor 2023, 15:08
f.i
Edi Rama dhe Andrej Plenkoviç
KROACI- Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij kroat Andrej Plenkoviç gjatë një konferenc...
Politike
2 Tetor 2023, 15:02
f.i
Andrej Plenkoviç
KROACI-Kryeministri Edi Rama paraditen e sotme gjatë vizitës në Kroaci ka zhvilluar një konferencë pë...
Politike
2 Tetor 2023, 14:56
h.k
Edi Rama
KROACI-Kryeministri Edi Rama paraditen e sotme gjatë vizitës në Kroaci ka zhvilluar një konferencë për shtyp i shoq...
Politike
2 Tetor 2023, 14:53
r.ll
Foto nga takimi ne Zagreb
KROACI- Kryeministri Edi Rama ndodhet ditën e sotme në Zagreb në një vizitë zyrtare ku ka nën...
Politike
2 Tetor 2023, 14:49
f.i
Edi Rama
KROACI- Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe kryeministri kroat Andrej Plenkoviç dënuan ashpër dhunën e njësive para...