Politike

Pezullimi i fondeve të IPARD, Rama e pranon: Do bëjmë korrektime në fushën e administrimit

Po ashtu ai ka theksuar se do të bëjnë disa korrektime në fushën e administrimit për fondet e BE-së.  

2 Tetor 2023, 15:50 Nga I.A
Pezullimi i fondeve të IPARD, Rama e pranon: Do bëjmë
Edi Rama

KROACI- Kryeministri Edi Rama për herë të parë ka pranuar pezullimin e fondeve IPARD nga Bashkimi Evropian. në një konferencë me homologun kroat, Andrej Plenkoviç. Në një konferencë për mediat, Rama ka folur për pezullimin e fondeve nga BE-ja, duke theksuar se të njëjtën gjë ka ndodhur dhe me Kroacinë. Po ashtu ai ka theksuar se do të bëjnë disa korrektime në fushën e administrimit për fondet e BE-së.  

“Kemi kërkuar mbështetje direkte për procesin e negociatave dhe duam të përfitojmë sa më shumë mbështetje për turizmin, sigurinë kibernetike, ndihmën aktive në funksion të punësimit, si edhe për të trajtuar në mënyrë specifike raste, siç është rasti që ne kemi aktualisht lidhur me disa korrektime që do bëjmë në fushën e administrimit të fondeve të BE për bujqësinë, se një raste të ngjashëm ka pasur edhe Kroacia dhe na intereson të mësojmë për adresimin struktural që ka bërë qeveria e Kroacia”, tha Rama.

andrej plenkoviç edi rama

Sondazh

Poll