Politike

Berisha: Pasi dështoi me ndarjen e Kosovës, Edi Rama mbështeti projektin ruso-serb të Ballkanit të Hapur

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Berisha ka akuzuar Ramën si argat i Vuçiçit, i cili punoi për projektin e copëtimit të Kosovës.

2 Tetor 2023, 18:39 Nga I.A
Berisha: Pasi dështoi me ndarjen e Kosovës, Edi Rama mbështeti
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha foli për sulmin terrorist në Veri të Kosovës dhe deklaratat e kryeministrit Edi Rama. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Berisha ka akuzuar Ramën si argat i Vuçiçit, i cili punoi për projektin e copëtimit të Kosovës. Po ashtu berisha theksoi se Rama ishte ai që mbështeti projektin ruso-serb të Ballkanit të Hapur.

"Nikolla Pashiq është gjithashtu kryeministri më kruel, më i pamëshirë, barbar, mizor kundër shqiptarëve. Pejës, krahinave të tjera të Kosovës gjatë luftërave Ballkanike. Pashiq është autori i krimeve më monstruoze për të cilat Trocki thotë se mbushi Vardarin me koka shqiptarësh. Majkëll Martin gjen Edi Ramën, 100 % të krahasueshëm, sepse Edi Rama nga dita që edhi në pushtet gjer në datën 25 shtator u bë avokat kryeson i të gjitha projekteve të serbomnadhisë. U bë po aq armik i shqiptarëve të Kosovës dhe kombit shqiptar sa vetë Aleksandër Vuçiç.
Edi Rama pas vizitës në Beograd, në mënyrën më persistente u angazhua për realizimin e projektit të ndarjes dhe copëtimit të Kosovës. Ndaj dhe Majkëll Martin thotë se, pas Pashiqit është kryeministri më i mirë i Serbisë.
Edi Rama pasi dështoi në projektin e copëtimit dhe ndarjes së Kosovës, si argat i Vuçiçit u angazhua me të gjithë potencialin e tij për projektin ruso-serb të Ballkanit të Hapur. Ai vuri në darë Kosovën, vetëm e vetëm për ta nënshtruar atë në një projekt që shënonte vendosjen e hegjemonsië serbe dhe në shekullin e 21, mjerisht përsëri pas 100 vitesh në rajonin e Ballkanit. A ka argat më të shpifur më të shpërfytyruar se ky. A ka albanofob me të madh në historinë shqiptare se Edi Rama," tha Berisha.

sali berisha edi rama

Sondazh

Poll