Politike

Plenkoviç: Operacioni në veri të Kosovës, i planifikuar

Sipas kryeministrit kroat sulmi në veri është icident serioz që tregon se ka forca që duan të destabilizojnë rajonin.

2 Tetor 2023, 15:02 Nga f.i
Plenkoviç: Operacioni në veri të Kosovës, i planifikuar
Andrej Plenkoviç

KROACI-Kryeministri Edi Rama paraditen e sotme gjatë vizitës në Kroaci ka zhvilluar një konferencë për shtyp i shoqëruar nga homologu i tij kroat Andrej Plenkoviç. Plenkoviç e ka cilësuar vrasjen e efektivit nga grupet e armatosura serbe si një incident mjaft të rëndë dhe se duhet që BE të përkrahë institucionet e Kosovës. 

Sipas kryeministrit kroat sulmi në veri është icident serioz që tregon se ka forca që duan të destabilizojnë rajonin.

Andrej Plenkoviç: Kroacia e dënon me forcë vrasjen e pjesëtarit të policisë së Kosovës nga grupe të armatosura që dukej se ishin të strukturuara. Kjo ngjarje është një incident shumë serioz. Tregon se ka forca që duan të destabilizojnë situatën në hapësirën e Evropës Juglindore. Nuk mund të mos e shohim jashtë këtij kontekstit. Reagimet e BE-së duhet të jetë të qarta dhe të forta dhe të përkrahin institucionet e Kosovës. Duhet të bëjnë përpjekjet maksimale që të parandalojnë incidente të tilla. Kjo tregon se komuniteti ndërkombëtar është i interesuar për paqe.

 

rama ne kroaci tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll