Sport

Inzaghi konfirmon “viktimat”: Sensi, Frattesi, Arnautovic dhe Cuadrado, do humbasin sfidën ndaj Benficas për Champions

“Kuarteti” do të mbetet jashtë opsioneve të zikaltërve, për ndeshjen e Champions League në mesjavë ndaj portugezëve të Benficas

1 Tetor 2023, 14:00 Nga DOSJA

ITALI - Simone Inzaghi, trajneri i Interit, tha këtë të shtunë, pas fitore 4-0 në Salerno, se mesfushorët Stefano Sensi dhe Davide Frattesi, anësori Juan Cuadrado dhe sulmuesi  Marko Arnautovic nuk do të jenë të disponueshëm për duelin me Benficën të marten, në raundin e dytë të Champions League.

“Asnjë prej tyre nuk do të shërohet me kohë. Ne kemi një orar shumë të ngjeshur, duke luajtur pothuajse çdo 48 orë dhe duhet të kemi opsione. Përndryshe, lojërat si kjo e sotme mund të bëhen të pabesa. Në pjesën e parë ne i bëmë disa gjëra si duhet, sidomos kur nuk e kishim topin dhe lojtarët që dolën nga pankina bënë shumë mirë”,- tha italiani për një ndeshje në të cilën Lautaro Martínez u hodh nga pankina, për të shënuar një poker golash në fitoren ndaj ekipit nga Paulo Sousa.

Inzaghi konfirmon “viktimat”: Sensi, Frattesi, Arnautovic dhe

“Ishte shumë mirë dhe shpresoj që të vazhdojë kështu. Ai po bëhet një lider i madh. Në të ardhmen do të ketë më shumë ndeshje, në të cilat ai do të fillojë në stol dhe e rëndësishme është që ai të hyjë me mentalitetin e duhur”.

Pa katër lojtarët e përmendur më lart, shtypi italian jep njëmbëdhjetën e mëposhtme si formacionin e mundshëm kundër skuadrës zikaltër: Sommer; Pavard, Acerbi, Bastoni; Darmian, Barella, Çalhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Thuram dhe Lautaro Martinez.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll