Sport

Joana Sanz, bashkëshortja e Dani Alves, pezullon procesin e divorcit…

Modelja ka publikuar letrat që futbollisti i dërgon nga burgu

1 Tetor 2023, 12:00 Nga DOSJA

SPANJE - Dani Alves mbetet në burgun katalanas të Brians 2, duke vuajtur burgimin e përkohshëm, ndërsa pret që të mbahet gjyqi i tij për krimin e përdhunimit, për të cilin akuzohet. Dhe e vërteta është se nuk ka ende një datë të saktë, por, siç parashikohet, do të jetë nga fundi i tetorit deri në fillim të nëntorit. 

Skuadra përgjegjëse për mbrojtjen e tij, me avokatin Cristóbal Martell në krye, ka provuar gjithçka për të shmangur izolimin e futbollistit. Por duket, se këtë nuk do ta arrijnë dhe braziliani do t'i kalojë vitet e ardhshme pas hekurave. 

Joana Sanz, bashkëshortja e Dani Alves, pezullon procesin e

Megjithatë, ka një lajm të mirë brenda errësirës. Bashkëshortja e tij, Joana Sanz, ka vendosur të ndalojë procesin e divorcit. Ose të paktën kështu është shprehur gazetarja Leticia Requejo këtë të enjte në emisionin “TardeAR” të Telecinco.

“Nga 28 shtatori mund të konfirmojmë se çështja e divorcit mes ish-çiftit është e paralizuar, procedurat janë ndërprerë. Ajo tha, se edhe pse Joana ka ndërmend të divorcohet, aktualisht nuk do ta lërë anash burrin”,- ka shpjeguar ajo.

Madje modelja ka vendosur të kthehet në shtëpinë e familjes në Barcelonë. Një shtëpi që ajo e kishte braktisur pas burgimit të të shoqit për të nisur një jetë të re në Madrid. Një fazë që ka zgjatur vetëm disa muaj. 

Gjatë kësaj kohe, modelja nga ishujt Kanarie ka ndarë me ndjekësit letrat që i dërgon mbrojtësi nga burgu. Të gjithë ata, duke supozuar se marrëdhënia e tyre është ende e paprekur dhe se ata do të kthehen së bashku, pasi ai të jetë i lirë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Joana Sanz (@joanasanz)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll