Sport

Jerome Boateng do të rikthehet te Bayern Munich, do të firmosë së shpejti...

Qendërmbrojtësi ishte i lirë në treg, pas largimit nga Lyon

1 Tetor 2023, 13:30 Nga DOSJA
Jerome Boateng do të rikthehet te Bayern Munich, do të firmosë

GJERMANI - Sipas stacionit gjerman “Sky Sport”, Bayern Munich po përgatitet të nënshkruajë me Jérôme Boateng. Qendërmbrojtësi me përvojë, 35 vjeç, ka luajtur për ekipin bavarez për një dekadë, midis 2011 dhe 2021, përpara se të largohej për në Lyon.

Në fund të sezonit të kaluar, Boateng, 76 ndeshje të zhvilluara për Gjermaninë, i dha fund lidhjes kontraktuale me francezët, është një lojtar i lirë dhe në këtë gjendje do të nënshkruajë për kampionët bavarezë jashtë dritares së merkatos.

Në këtë pikë, Thomas Tuchel ka vetëm tre qendërmbrojtës në skuadrën e tij, Upamecano, Kim dhe De Ligt, pasi koreano-jugorin Kim Min-Jae, dikur i Napolit, do të mungojë gjatë gjithë muajit janar, duke i shërbyer kombëtares së tij në Kupën e Azisë.

Në periudhën e tij të parë në Bayern, Jerome Boateng bëri 363 ndeshje dhe fitoi nëntë kampionate dhe dy Champions League.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll