Sport

VIDEO/ Edhe pse 37 vjeç, i famshmi Hulk, sërish shënon gola për Atlético Mineiro...

Atletico Mineiro mundi 2-0 Internacionalin, në javën e 25-të të Brasileirao.

1 Tetor 2023, 13:00 Nga DOSJA
VIDEO/ Edhe pse 37 vjeç, i famshmi Hulk, sërish shënon gola

BRAZIL - Në orët e para të kësaj të diele, Atlético Mineiro mposhti Internacionalin me rezultat 2-0, në xhiron e 25-të të Brasileirão-s.

Sulmuesi 37-vjeçar, Hulk, ishte në qendër të vëmendjes, pasi shënoi një gol të mrekullueshëm në minutën e 73-të. Igor Gomes në të 81-ën shënoi golin tjetër të ndeshjes për Atletico Mineiron.

‘Galo’, skuadra e Hulk nga Mineiro tani ka 40 pikë dhe është në vendin e tetë.  Internacionali vazhdon me 29 pikë, në vendin e 14-të.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll