Sport

Nga Kombëtarja, te moshat, femrat dhe vajzat: ja 14 ndeshjet kuqezi të muajit tetor!

Kombëtarja është në fokus dhe do të zbresë e para në fushë. Djemtë e drejtuar nga Sylvio Mendes Campos Junior do të përballen më 12 tetor me Çekinë, në duelin e vlefshëm për kualifikueset e “Euro 2024”, ndërsa pesë ditë më pas, më 17 tetor, kanë në program miqësoren me Bullgarinë në “Air Albania”.

1 Tetor 2023, 10:23 Nga DOSJA
Nga Kombëtarja, te moshat, femrat dhe vajzat: ja 14 ndeshjet kuqezi të

TIRANE - Kombëtaret kuqezi do të jenë të angazhuara në 14 ndeshje gjatë muajit tetor. Ndeshje zyrtare dhe miqësore janë në program për kuqezinjtë, duke nisur nga Kombëtarja, për të vijuar me ekipet e moshave dhe kombëtaret e vajzave.

Kombëtarja është në fokus dhe do të zbresë e para në fushë. Djemtë e drejtuar nga Sylvio Mendes Campos Junior do të përballen më 12 tetor me Çekinë, në duelin e vlefshëm për kualifikueset e “Euro 2024”, ndërsa pesë ditë më pas, më 17 tetor, kanë në program miqësoren me Bullgarinë në “Air Albania”.

Shqipëria U-21 do të luajë dy ndeshjet e radhës për kualifikueset e “Euro 2025”, fillimisht me Finlandën në transfertë më 13 tetor, kurse më 17 tetor pret Malin e Zi në “Egnatia Arena”. Pas dy fitoreve të para, me Armeninë dhe Rumaninë, djemtë kuqezi të Alban Bushit duan të vijojnë me rezultatet pozitive.

Për përfaqësueset U-19 dhe U-17 janë në program nga dy ndeshje miqësore. Shqipëria U-19 do të përballet me Turqinë më 14 dhe 17 tetor në Stamboll, ndërsa Shqipëria U-17 do të ndeshet me Kosovën në Kukës, më 14 dhe 16 tetor.

E angazhuar do të jetë edhe Shqipëria U-15, në UEFA Development U-15, që do të zhvillohet në “Shtëpinë e Futbollit” në Tiranë. Skuadra e drejtuar nga Armand Damo do të sfidojë Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Hungarinë, respektivisht më 30 tetor, 1 dhe 4 nëntor.

Kombëtarja e vajzave në tetor do të vazhdojë garimin në UEFA Women’s Nations League, me dy ndeshjet kundër Irlandës më 27 dhe 31 tetor. Ndërkohë tre ndeshje janë në plan edhe për Shqipërinë U-19 të vajzave.

Duelet luhen për llogari të turit të parë të kualifikueseve të “Euro 2024”, që zhvillohet në Lituani. Vajzat kuqezi luajnë me Lituaninë, Qipron dhe Zvicrën, më 25, 28 dhe 31 tetor.

Kalendari i ndeshjeve kuqezi në muajin shtator

Kombëtarja A – Kualifikueset e “Euro 2024”

Shqipëri-Çeki                                   12.10.2023, ora 20:45
Shqipëri – Bullgari                            17.10.2023, ora 18:00

Përfaqësuesja U-21 – Kualifikueset e ‘Euro 2025”

Finlandë – Shqipëri                           13.10.2023, ora 17:00
Shqipëri – Mal i Zi                             17.10.2023, ora 14:30

Përfaqësuesja U-19 – Ndeshje miqësore

Turqi – Shqipëri                                14.10.2023
Turqi – Shqipëri                                17.10.2023

Përfaqësuesja U-17 – Ndeshje miqësore

Shqipëri – Kosovë                            14.10.2023, ora 14:00
Shqipëri – Kosovë                            16.10.2023, ora 11:00

Përfaqësuesja U-15 – UEFA Development

Shqipëri – Kosovë                             30.10.2013, ora 14:00
Shqipëri – Maqedoni e Veriut             01.11.2023, ora 14:00
Shqipëri – Hungari                            04.11.2023, ora 14:00

Kombëtarja e vajzave – Ndeshjet e Nations League

Irlandë – Shqipëri                             27.10.2023
Shqipëri – Irlandë                             31.10.2023

Përfaqësuesja U-19 e vajzave – Raundi i parë i  “Euro 2024”

Lituani – Shqipëri                             25.10.2023, ora 18:00
Shqipëri-Qipro                                 28.10.2023, ora 19:00
Shqipëri-Zvicër                                31.10.2023, ora 13:00

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll