Sport

Lehmann, futbollistja më seksi në botë, dhe shoqet e saj, nuk i duan uniformat pasi kanë frikë se mund të duken keq... në trup (foto)

“Ato kanë frikë të luajnë, për një arsye të dukshme. Asnjë femër nuk dëshiron të shfaqet e tillë, live në TV”

1 Tetor 2023, 11:00 Nga DOSJA

Lehmann, futbollistja më seksi në botë, dhe shoqet e saj, nuk i

ANGLI - Alisha Lehmann (24), e cilësuar nga shumë njerëz si "futbollistja më seksi në botë", mund të vihet në një pozicion të padëshiruar në ndeshjen e Premier League për shkak të uniformave të lojës. 

Fanelat e Aston Villas, skuadrës që përfaqëson Lehmann, kanë një problem real, për të cilin tashmë janë raportuar edhe zyrtarët e klubit. Futbollistja më seksi në botë mund të vihet në pozitë të padëshiruar në ndeshjen e radhës në Premier League, Aston Villa - Manchester United. 

Çfarë problemi kanë Alisha Lehmann dhe koleget e saj?

Sezoni i ri i Premierligës për femra do të nisë të dielën, më 1 tetor nga ora 14:30 me ndeshjen Aston Villa - Manchester United. Ndeshja do të transmetohet në televizion dhe lojtaret e skuadrës pritëse, të udhëhequr nga Alisha Lehmann, kanë frikë se mund të vendosen në një pozicion të padëshirueshëm para teleshikuesve që do t'i shikojnë drejtpërdrejt. Arsyeja? Fanelat e reja të Aston Villa kanë një problem të vërtetë, gjë që tashmë është vënë në dukje nga zyrtarët e klubit.

Më saktë, futbollistët djersitin tepër dhe materiali nga i cili janë bërë fanelat ruan lagështinë. Edhe skuadra e futbollit për meshkuj të Aston Villas së Unai Emery së fundmi u ankua për cilësinë nën standard të fanelave: "Ato janë të lagura dhe ngjitëse,"- thane ata. 

“Lojtaret e mia janë po aq të shqetësuara sa edhe meshkujt. Këtë problem ato e kanë vënë në dukje që në fillim të parasezonit. Nga këndvështrimi im, është diçka me të cilën duhet të merren klubi”,- tha trajnerja Carla Ward.

Trajnerja e Alisha Lehmann u përpoq të mbante një fjalim diplomatik, por gazetari dhe komentatori televiziv Jacqui Oatley nuk ishin të këtij mendimi. Ky i fundit ka vënë pikën “i” dhe ka thënë se klubi i Aston Villa duhet të marrë masa para ndeshjes së së dielës, që lojtarët të mos vihen në pozitë të padëshirueshme:

“Ato kanë frikë të luajnë me këtë uniformë për arsye të dukshme. Asnjë grua që njoh nuk dëshiron të jetë e djersitur dhe të ketë një fanelë të ngjitur pas trupit, veçanërisht drejtpërdrejt në TV”!

“Kjo thjesht nuk duhet të ndodhë. Këto vajza duhet të gjejnë uniforma të reja për të luajtur, pavarësisht se si e bëjnë këtë. Unë besoj fuqimisht se një zgjidhje duhet të gjendet deri të dielën”,- tha Carla Ward, sipas “Daily Mail”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll