Sport

Rudi Völler i lehtësuar, ishte nën stres të madh në pankinën e Gjermanisë

"Unë dukesha i lodhur, është e vërtetë. Ditët mes ndeshjeve ishin shumë më të lodhshme se ndeshja kundër Francës."

1 Tetor 2023, 11:30 Nga DOSJA
Rudi Völler i lehtësuar, ishte nën stres të madh në

GJERMANI - Drejtori i ekipit kombëtar të futbollit të Gjermanisë, Rudi Völler, tha se ai ishte nën shumë më tepër stres sesa priste, pasi zëvendësoi trajnerin Hansi Flick për një ndeshje, raportoi DPA.

"Unë dukesha i lodhur, është e vërtetë. Ditët mes ndeshjeve ishin shumë më të lodhshme se ndeshja kundër Francës,"- tha Föhler për “Die Welt”. Flick u shkarkua më 10 shtator pas humbjes 4-1 ndaj Japonisë. Ai pranoi se para miqësores me Francën i është dashur të zhvillojë shumë bisedime.

“Edhe pse jam veteran, nuk e kam pritur këtë”,- ka shtuar drejtori. “Me suksesin ndaj gjelave, Gjermania bëri "diçka të mirë përsëri" dhe "ne duhet të ndërtojmë mbi këtë bazë" me trajnerin e ri Julian Nagelsmann. Ish-trajneri i Bayern Munichut është "i ri, dinamik dhe plotësisht nën avull, pasi nuk ka punuar për një kohë", thotë Völler.

Debutimi i Nagelsmann do të jetë në ndeshjen miqësore kundër skuadrës së SHBA-së, e cila do të luhet më 14 tetor në Hartford, ndërsa tre ditë më vonë do të ketë takim kundër Meksikës në Filadelfia. Trajneri i ri do të shpallë listën e tij të lojtarëve më 6 tetor.

Udhëtimi në SHBA u kritikua shumë nga trajnerët në Gjermani, pasi vjen në mes të sezonit në Evropë. Megjithatë, Völler mendon se mund të jetë "mirë të jesh larg shtëpisë për një kohë".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll