Sport

Pique - Shakira, nuk po gjejnë blerës për shtëpitë e tyre në Barcelonë...

Gerard Pique dhe ish-partnerja e tij, Shakira, nuk po gjejnë blerës për të shitur shtëpitë e tyre në Barcelonë.

1 Tetor 2023, 10:00 Nga DOSJA
Pique - Shakira, nuk po gjejnë blerës për shtëpitë e

SPANJE - Edhe pse ndarja e tyre është bërë një nga më të reklamuarat në histori, Shakira dhe Pique vazhdojnë të kenë më shumë të përbashkëta sesa do të dëshironin.

Krahas fëmijëve, këngëtarja dhe ish-futbollisti, vazhdojnë të kenë një kompleks me tre shtëpi, që ende nuk po e shesin, pasi nuk gjejnë dot blerës.

Ata nuk përdorin reklama në internet për të shitur. Procedurat mbahen në mënyrë private për të parandaluar që blerësit e mundshëm të hyjnë në shtëpi.

Kostoja llogaritet në 15 milionë euro për tre rezidencat, ose 11.9 milionë vetëm për dy kryesoret, megjithatë është e lartë në krahasim me pjesën tjetër të zonës.

E para prej tyre është shtëpia familjare, e ndërtuar në vitin 2012. Shtëpia dhe trualli në të cilin është ndërtuar ka një sipërfaqe prej 3800 metrash katrorë. Ka pesë kate, me dy nëntokë. Ndër të tjera ka sallë lojërash, ambient studimi, bibliotekë, palestër, pishina, sallë kinemaje dhe fushë tenisi.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll