Sport

Manchester Unitedi i Ten Hag, më i keqi në histori: kurrë 4 ‘KO’ në 7 ndeshjet e para!...

Interesant është fakti, se vetëm tre ditë më parë “Djajtë e Kuq” e kishin mposhtur Palacen me një rezultat 3-0, për “Carabao Cup”.

1 Tetor 2023, 08:30 Nga DOSJA
Manchester Unitedi i Ten Hag, më i keqi në histori: kurrë 4

ANGLI - Humbja 0-1 në “Old Trafford” kundër Crystal Palace përbën një rekord të ri negativ për Manchester United të Erik Ten Hag. 

Për herë të parë në histori, ndodh që “Djajtë e Kuq”, kanë humbur katër nga shtatë ndeshjet e tyre të para në Premier League: kundër Palace këtë pasdite dhe më parë ndaj Tottenham, Arsenal dhe Brighton në javët e mëparshme.

Megjithatë, interesant është fakti, se vetëm tre ditë më parë “Djajtë e Kuq” kishin mposhtur Palacen me një rezultat 3-0, në “Carabao Cup”. Kësaj here në Premier League, mjaftoi vetëm Joachim Andersen për të shënuar golin e vetëm të ndeshjes dhe për t’i dhënë një nokaut të ri skuadrës së Ten Hag.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll