Sport

Rastësi e pabesueshme! Sergio Ramos luajti kundër Lamine Yamal, që e kishte shoqëruar për të dalë në fushë shtatë vjet më parë...

Sergio Ramos luajti kundër një kundërshtari special, Lamine Yamal, në ndeshjen e së premtes Barcelona - Sevilla (1-0). Shtatë vite më parë, vogëlushi i “Blaugranas” e shoqëroi Ramosin në fushë.

1 Tetor 2023, 09:00 Nga DOSJA
Rastësi e pabesueshme! Sergio Ramos luajti kundër Lamine Yamal,

SPANJE - Barcelona mori tre pikët ndaj Sevillas, pasi mundi andaluzianët me rezultatin 1-0 falë autogolit të Sergio Ramos dhe u rikthyen fitoreve në ndeshjen e 8-të të La Ligës.

Megjithatë, në ndeshjen e së premtes (29/9), Ramos ishte duke luajtur kundër një kundërshtari special, Lamin Yamal. 

Talenti Yamal, i cili bëri histori duke u bërë lojtari më i ri në historinë e “blaugranave” që bëri debutimin e tij në La Liga në moshën 15 vjeç e 290 ditë, ishte fëmija që shoqëroi Ramos në fushë shtatë vjet më parë.

Në veçanti, Yamal, në atë kohë 9-vjeç, shoqëroi Sergio Ramos në fushën e lojës, në një moment që me siguri do të mbetet në kujtesën e tij. Tani ata të dy janë rivalë dhe do të garojnë shumë herë në të njëjtën fushë lojë...

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll