Sport

Një lajm i mirë vjen nga Holanda: portieri Vaessen është i ndërgjegjshëm, por ka harruar përplasjen dhe çfarë i ka ndodhur

Portieri nuk është në rrezik për jetën. Pas konsultimeve u vendos që portieri të mos vazhdojmë të luajmë futboll, deri në një konsultë të dytë

1 Tetor 2023, 08:15 Nga DOSJA
Një lajm i mirë vjen nga Holanda: portieri Vaessen është i

HOLANDE - Një lajm i mirë vjen nga Holanda, ku ndeshja ndërmjet Waalwijk dhe Ajax u ndërpre në minutat e fundit me rezultatin 2-3 për “Harkëtarët” pasi portieri i vendasve, Etienne Vaessen, mbeti pa ndjenja në tokë, pas një përplasjeje me Brian Brobbey. 

Portieri, me ndihmën e stafit mjekësor u ringjall në fushë, por më pas ai u hoq nga fusha me barelë dhe u dërgua me urgjencë në spital. Pas konsultimeve u vendos që portieri të mos vazhdojmë të luajmë futboll, deri në një konsultë të dytë. 

Tani raportohet se Vaessen është i vetëdijshëm, por nuk është në gjendje të rikujtojë përplasjen dhe se çfarë i ka ndodhur.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll